E konfirmuar: "Me ftesë të kryetarit Kamberi, presidenti Nishani me 7 mars do t'a vizitoj Bujanocin"
Në një prononcim ekskluziv për portalin Lugina-Lajm, këshilltari i presidentit Nishani, Flamur Gashi, ka konfirmuar vizitën e presidentit Bujar Nishani, që do t'ia bëjë komunës së Bujanocit me 7 mars.Gashi deklaroi se ftesa e shkruar për vizitë në Presidencë ka ardhur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
“Me ftesë të kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, presidenti Bujar Nishani me 7 mars do të vizitoj komunën e Bujanocit” – deklaroi përmes telefonit Flamur Gashi.
Ai, deklaroi që përkundër axhendës të papërfunduar, një gjë është e sigurtë, që presidenti Nishani do ta vizitoj Bujanocin me 7 mars, me çrast do të marrë pjesë në organizimet kulturore në njërën nga shkollat shqipe në atë komunë.
Sipas Gashit, kjo ka qenë ftesa e vetme zyrtare e drejtuar Presidentit për të vizituar Bujanocin dhe që tanimë janë përmbushur të gjitha procedurat që kjo vizitë të ndodhë, përkundër që presidenti Nishani ka patur edhe ftesa gojore nga liderët e tjerë të Luginës së Preshevës.
Kjo është hera e parë në histori që Bujanoci të vizitohet nga një President i Republikës së Shqipërisë.